VIDEO/ E bën sërish, Madonna befason audiencën me gjestin e pakëndshëm në koncert

VIDEO/ E bën sërish, Madonna befason audiencën me gjestin e pakëndshëm në koncert

15:46, 22/03/2024

Koncertet e Madonnës po kthehen në një nga shfaqjet më të çuditshme të momentit, kryesisht për shkak të madhështisë dhe energjisë së tyre. Megjithatë, muajt e fundit mbretëresha e popit ka kryer disa lëvizje të diskutueshme që i kanë lënë fansat e saj të habitur.

Pas një rënieje tronditëse në skenë dhe një konflikti me një fanse invalide, ajo tashmë është bërë sërish titull në lajmeve, dhe për një tjetër incident të pakëndshëm. Gjatë një prej shfaqjeve të saj, Madonna befasoi audiencën e rreshtit të parë duke i lagur me birrë, ngjarje kjo e përsëritur dhe më parë.

Kjo sjellje e çuditshme ka gjeneruar kritika për këngëtaren ikonë, veçanërisht për shkak se turneu i saj aktual, 'The Celebration World Tour', shënoi rikthimin e saj triumfues në skenë pas një krize shëndetësore që gati i kushtoi jetën. Dhe kjo nuk ishte polemika e parë e këtij lloji, me një tjetër incident që u bë virale në fillim të marsit, kur artistja u pa duke pirë birrë dhe duke pështyrë fansat e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco