Romeo për Heidin: Ka qenë shumë e vështirë të flesh me një njeri dhe të mos kesh kontakt fizik

Romeo për Heidin: Ka qenë shumë e vështirë të flesh me një njeri dhe të mos kesh kontakt fizik

10:51, 22/05/2024

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë mbetur tashmë vetëm pesë finalistët. Romeo Veshaj, Heidi Baci, Egla Ceno, Julian Deda e Meriton Mjekiqi janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ata po shijojnë këto ditë të fundit, meqë finalja e madhe do të mbahet të shtunën (25 maj).

Moderatori së fundmi ka bërë një bisedë me Eglën, ku ishte edhe Heidi.

Ai tha se për të ka qenë shumë e vështirë të kishte afër një person që do, por pa patur kontakt fizik.

 “Unë e di sa e vështirë është të flesh me një njeri dhe të mos kesh kontakt fizik”, u shpreh ai.

“Është normale për të gjithë të rriturit”, tha në anën tjetër Ceno.
Pritet të shihet se kush nga ta do të rrëmbejë çmimin e madh. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco