Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

16:04, 19/05/2024

Aktori Amos Zaharia ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Cherry on Top, ku foli edhe për jetën e tij private.

Edhe pse u tregua diskret, Amos foli për lidhjen e tij, teksa tha se partnerja i përket fushës së biznesit.

“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut… ose biznesmene”-tha Amos Zaharia.

I pyetur nga moderatorja Bora Zemani nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai tha se gjithçka ia lë kohës.

“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”-u shpreh aktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco