Martohet vajza e Eminem, kërcimi emocionues i reperit me Hailie Jade merr gjithë vëmendjen e mediave

Martohet vajza e Eminem, kërcimi emocionues i reperit me Hailie Jade merr gjithë vëmendjen e mediave

16:25, 21/05/2024

Së fundmi vajza e reperit Eminem, Hailie Jade është martuar me të fejuarin e saj Evan McClintock, në një ceremoni në Greencrest Manor në Battle Creek, Michigan.

Çifti, i cili u takua për herë të parë në Universitetin e Miçiganit në vitin 2016, shkëmbyen betime para familjes dhe miqve të ngushtë. Dasma pati një moment emocinues, një kërcim i veçantë baba-bijë.

Image

Eminem publikoi në rrjete sociale këtë moment me vajzën e tij 28-vjeçare dhe menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve.

Hailie nga ana tjetër ndau gëzimin e saj në Instagram, duke postuar një sërë fotosh nga festa.

Ajo shkroi: “Nuk mund të kishim kërkuar një festë më të mirë, më të bukur. Kaq shumë lotë lumturie, të qeshura dhe buzëqeshje. U ndje kaq shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetët tona si burrë e grua.”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailie Jade (@hailiejade)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco