Ish-banorja e ‘BBV’ reagon ashpër, kërkon të mbyllet emisioni: Nuk tolerojmë më kështu

Ish-banorja e ‘BBV’ reagon ashpër, kërkon të mbyllet emisioni: Nuk tolerojmë më kështu

11:25, 28/03/2023

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagram për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë.

Në një video të hedhur në storyn e saj shihen banorët tjerë brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat me kallash kur ndodhi vrasja e rojës dje në oborrin e ‘Top Channel’, ngjarje kjo tw cilws akoma nuk i janë zbardhur motivet.

Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtueset e këtij programi, Sara dhe Lori Hoxhën ‘të pangopura’.

“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar artistja.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco