Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë surprizuar jo pak kur në mbrëmje ka mbërritur një fluturake me një mesazh në banderolë.
Konkurrentët vrapuan në oborr me idenë që droni ishte i destinuar për ndonjërin prej tyre, siç ndodh zakonisht, nga fansat.
Por në fakt nuk rezultoi kështu.
Në banderolën që mbante droni shkruhej slogani i koalicionit opozitar të kryesuar nga Partia Demokratike, "Bashkë Fitojmë".
Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe opozitës kanë menduar t'u përcjellin një mesazh politik banorëve të Big Brother VIP, nga jashtë shtëpisë, në prag të zgjedhjeve të 14 majit.
© SYRI.net