Edhe Getinjo flet për Luizin: Fenomeni i Shqipërisë

Edhe Getinjo flet për Luizin: Fenomeni i Shqipërisë

12:09, 19/03/2023

Këngëtari Luiz Ejlli nga shumë fansa të tij dhe personazhe të njohura po konsiderohet ‘fenomen’ për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Artisti nga Shkodra po vazhdon të ketë një përkrahje të madhe jashtë shtëpisë së famshme.

Këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi nga Kosova, Getinjo i cili ka shpërndarë një postimi që llogaria e Luizit në Instagram ka publikuar dje.

Në video shihet Ejlli duke qëndruar i vetëm në shtëpinë e BBVA ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Getinjos “Sillet”.

“Fenomeni i Shqipërisë”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e postimit.

image 103

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco