Einxhel Shkira shfaqet në formë të mirë pas lindjes

Einxhel Shkira shfaqet në formë të mirë pas lindjes

15:00, 28/01/2023

Moderatorja dhe ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira ka mahnitur me imazhet e reja që ndau me fansat e saj.

Në dhjetor Einxhel dhe partneri i saj, DJ Dagz u bënë prindër për herë të parë dhe tashmë nuk mungojnë fotot përkrah të birit.

Së fundmi, Einxhel postoi disa fotografi të reja ku ajo shihet bashkë me dy meshkujt më të rëndësishëm të saj.

 

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Të tre shihet të veshur me shumë shije ndërsa ishte Einxhel ajo që dukej në formë të mrekullueshme ndonëse kanë kaluar pak javë që kur lindi djalin.

“Gjeni pak kush ka qejf të rri në krahët e mi?!”, ka shkruar Einxhel ndërsa shihet në veshjes sportive me ngjyrë gri dhe të bardh.

Të shumta ishin edhe komente të prezantuesja mori nga ana e admiruesve të saj ndërkohë të njëjtat imazhe u shpërndan edhe nga Dagz me mbishkrimin: “Familja mbi të gjitha”.

Einxhel dhe Arbër Gumnishta (emri i plot) po jetojnë një histori të bukur dashurie që nga njohja e tyre në shtëpinë e famshme të BBVA vitin e kaluar.

Dyshja dolën çift nga spektakli dhe vetëm pak muaj më parë njoftuan se po bëhen prindër teksa tashmë edhe kanë zyrtarizuar lidhjen me fejesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco