'Shihemi të hënën'/ Bora Zemani konfirmon rikthimin në 'Përputhen'

'Shihemi të hënën'/ Bora Zemani konfirmon rikthimin në 'Përputhen'

09:24, 03/12/2022

Bora Zemani ka konfirmuar se do të rikthehet sërish si moderatore e “Për’puthen”.

Gjatë mbylljes së spektaklit  “Dancing With The Stars”, prezantuesja i njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se do të shihen së bashku ditën e hënë.

 “Mos harroni, do të shihemi bashkë të hënën”, tha Bora ndërsa Eno Popi e uroi për këtë lajm të bukur.

Kujtojmë se në rrjet po përflitjej se Isli Islami do të prezantonte emisionin por ai i hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja. 

“Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”,tha ai për “Goca dhe Gra”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco