Brooklyn Beckham flet për dëshirën për t’u bërë baba, por gjithçka e ka në dorë gruaja e tij

Brooklyn Beckham flet për dëshirën për t’u bërë baba, por gjithçka e ka në dorë gruaja e tij

13:50, 15/08/2022

Brooklyn Beckham, rrëfeu për “Entertainment Tonight” se dëshiron shumë të zgjerojë familjen dhe të ndjekë rrugën e të atit, duke u bërë baba në moshë të re, ama gjithçka kur të jetë gati bashkëshortja e tij, Nicola Peltz Beckham.

Image

“Kam dashur gjithmonë të jem një baba i ri”, tregoi Brooklyn, duke shtuar edhe “por, kur gruaja ime të jetë gati”.

Image

'Dhe sa fëmijë do? “Mbase 10”, u përgjigj Brooklyn, por pastaj, ndoshta u mendua për përgjegjësitë dhe rraskapitjen e Nicola-s dhe sërish theksoi se ishte në dorën e saj.

Image

Të dy bashkëshortët e rinj vijnë nga familje të mëdha dhe janë mësuar me atë rrëmujën e këndshme. Brooklyn ka edhe 2 vëllezër dhe një motër, ndërsa Nicola, plot 7 motra dhe vëllezër të tjerë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco