David dhe Victoria Beckham mund të përfundojnë në burg, ç'po ndodh me çiftin e famshëm

David dhe Victoria Beckham mund të përfundojnë në burg, ç'po ndodh me çiftin e famshëm

18:36, 14/08/2022

Prej disa ditësh, familja Beckham ka hedhur pas thashethemet lidhur me krisjen e marrëdhënies së Victoria-s dhe Nicola Peltz dhe po shijojnë pushimet në  ishullin Key Biscayne. Por fotografitë e vajzës së tyre Harper 11 vjeç, duke ngarë një jetski kanë nxitur polemika dhe mund t'i fusin në telashe të mëdha ish-yllin e Manchester City dhe stilisten e famshme. 

Ata rrezikojnë një gjobë të majme ose 1 vit burg, pasi ligjet e shtetit amerikan të Floridas-s ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski. Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo, ndërkohë prindërit e saj ishin në jahtin e tyre.

Një zëdhënës i Komisionit për ruajtjen e peshkut dhe kafshëve të egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jetski në një rrugë ujore publike. Ligji e ndalon”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco