Gjiganti i mediave sociale Mark Zuckerberg i komenton Dua Lipës në fotot nga “Sunny Hill”

Gjiganti i mediave sociale Mark Zuckerberg i komenton Dua Lipës në fotot nga “Sunny Hill”

10:51, 11/08/2022

“Sunny Hill Festival”, u mbajt për katër ditë rresht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Dua Lipa ka publikuar foto nga ky festival në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

E në disa foto të postuara, nuk ka munguar edhe komenti i ‘Facebook-ut’.

Ajo ka marrë notën ’10’ nga Mark Zuckerberg i cili ka lënë një koment në postimin e këngëtares.

“Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.”, thuhet në koment.

Pas përfundimit të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, Dua pritet të performojë në Shqipëri 26, 27 dhe 28 gusht./Lajmi.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco