Ka menduar të largohet nga televizioni? Si rrallëherë Rudina Magjistari flet për karrierën

Ka menduar të largohet nga televizioni? Si rrallëherë Rudina Magjistari flet për karrierën

09:41, 24/07/2022

Rudina Magjistari është një moderatoret më të dashura të televizionit shqiptar, prej vitesh tashmë pjesë e çdo pasditeje të publikut, ndërkohë që po ashtu ajo njihet si një nga personazhet e ekranit që nuk jep intervista apo të flasë për jetën e saj private.

Megjithatë së fundmi Rudina ka dhënë një intervistë për "Prive", ku ka folur jo vetëm për televizionin dhe karrierën, por edhe për marrëdhënien me bashkëshortin. 

 

Ndër të tjera moderatorja nuk i ka kursyer fjalët e mira për partnerin, me të cilin ka një lidhje 10- vjeçare, duke e cilësuar si "të mrekullueshëm".

Po ashtu ajo thotë se nuk i pëlqen të dalë në mbrëmje, pasi do të qëndrojë me familejn. 

 

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”– thotë Rudina.

 

Po ashtu, Magjistari thotë se bashkëshorti është mbështetja e tij më e madhe dhe madje e toleron shumë për shkak të punës që ka:

“Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr dot leje nga puna.”

 

Nga ana tjetër Rudina shprehet se e ka menduar disa herë që të largohet nga televizioni, pikërisht për shkak të stresit dhe lodhjes që sjell programi që realizon, megjithatë ka arritur ta kthejë në stil jetese:

“Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do thoja jo. Ka lodhje, ka stres lloji i programit që bëj unë që është i përditshëm edhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet e përditshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco