Fillojnë shit-blerjet e biletave për SunnyHill në faqe të ndryshme në Facebook

Fillojnë shit-blerjet e biletave për SunnyHill në faqe të ndryshme në Facebook

22:38, 23/07/2022

Numri i biletave për festivalin më të madh në Kosovë, Sunny Hill, po thuajse ka përfunduar.

Sipas njoftimeve nga faqja zyrtare e këtij festivali biletat “Believer” kushtojnë 70 euro, ato Early Bird Ticket 100 euro, Regular Ticket 120 dhe bileta më e shtrenjtë është jetë ajo VIP e cila ka çmimin 350 euro.

Mirëpo në rrjete sociale disa qytetarë kanë vendosur që t’i shesin këto bileta.

‘Përshëndetje, po i shes dy bileta “Believer”  të festivalit ‘Sunny-Hill’, nëse dikush është i interesuar të më kontaktoj”, shkroi një qytetare në një postim te grupi publik në Facebook, ‘Network Prishtina’.

Ndërsa kishte edhe qytetarë të tjerë që kërkonin bileta po në këtë grup.

‘Përshëndetje, kërkoj një biletë për festivalin ‘Sunny Hil’ nëse dikush është i interesuar le të më kontaktojë’ shkroi një tjetër qytetarë.

Ndryshe ky festival do mbahet nga data 4 deri me 7 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco