Çfarë do të ndodhë me fëmijët e Shakirës dhe Piques pas ndarjes, flet avokatja e këngëtares

Çfarë do të ndodhë me fëmijët e Shakirës dhe Piques pas ndarjes, flet avokatja e këngëtares

09:15, 16/07/2022

Edhe pse nuk jamë ndarë zyrtarisht, divorci i Shakirës dhe Pique do të zgjasë shumë ligjërisht.

Kjo për shkak të fëmijëve. Pasi ndarja e tyre u bë fakt i kryer, nuk kanë munguar spekulimet se çfarë do të ndodhë më fëmijët e këngëtares dhe futbollistit.
 

U përfol gjatë se Shakira dëshiron të shpërngulet në Miami së bashku me Sashën dhe Milan, mirëpo Pique është një pengesë për këtë vendim.

Së fundmi, avokatja e yllit të muzikës pop është shprehur në një intervistë se ka shpresë që për hir të fëmijëve ish-çifti të arrijnë në një mirëkuptim.

“Ne të gjithë shpresojmë kështu”, tha ajo në një deklaratë për Europa Press.

Deri në këto momente që flasim, avokatja Pilar Mane u shpreh se nuk është arritur një marrëveshje midis mbrojtësit të Barçes dhe autores së hitit “Waka Waka”dhe se negociatat po rezultojnë të vështira.

Agjencia e lajmeve raporton se ylli i muzikës pop ka mbajtur disa takime me avokaten e saj për të diskutuar një strategji në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.

Më herët ju kujtojmë që sipas emisionit në YouTube ‘Chisme No Like’ u bë me dije se mbrojtësi i Barcelonës ka refuzuar një ofertë miliona-dollarshe nga Shakira.
 

Thuhet se këngëtarja në këmbim të kësaj ka kërkuar kujdestarinë e plotë të Sashës dhe Milan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco