Arrestohet stafi i prezantuesit të njohur!

Arrestohet stafi i prezantuesit të njohur!

13:38, 19/06/2022

Shtatë punonjës të emisionit “The Late Show with Stephen Colbert” janë arrestuar në SHBA, pasi dyshohet se kanë hyrë pa leje në një ndërtesë në Capitol Hill.

“New York Post” raporton se punonjësit u gjetën rreth orës 20:30 nga oficerët e policisë së Capitol në SHBA brenda ndërtesës së Longworth House, e cila përmban zyra për anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Punonjësit e stafit të ‘Late Show’ u gjetën”të pashoqëruar dhe pa ID” në një korridor në katin e gjashtë, tha USCP.

Ndërtesa ishte e mbyllur për publikun në atë kohë dhe Policia e Capitol tha se i kishte kërkuar grupit të largohej nga vendi më herët gjatë ditës.

Ndërsa kishte shtatë arrestime, gjithsej nëntë persona u ndaluan nga oficerët, duke përfshirë Robert Smigel.

Fox News raportoi se i njëjti grup ishte shoqëruar nga seanca dëgjimore e komisionit të 6 janarit disa orë më parë, sepse atyre u mungonin kredencialet e duhura të shtypit.

Stafi i ‘Late Show’ thuhet se aplikoi për të marrë kredencialet e shtypit për seancën dëgjimore, por u mohuan nga Galeria e Radios/TV-së së Shtëpisë sepse nuk konsiderohen si “lajm”, sipas raportit të Fox News. Të shtatë u akuzuan për hyrje të paligjshme, tha policia.

CBS tha për The Post në një deklaratë se ekipi i prodhimit të ‘Late Show’ ishte në Kapitol të mërkurën dhe të enjten për të regjistruar intervista me anëtarët e Dhomës për një segment të Triumph the Insult Comic Dog.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco