Pasi u nda nga Afrona, ja çka po bën me jetën Blero

Pasi u nda nga Afrona, ja çka po bën me jetën Blero

09:55, 24/05/2022

Javën e kaluar vëmendjen e mediave rozë e mori lajmi se janë ndarë çifti i njohur i showbizit Blero dhe Afrona.

Dyshja ngriti dyshimet pas fshirjes së fotografive të përbashkëta, ndërsa ndarjen e tyre e konfirmoi sipas burimeve të tyre edhe një emision televiziv.

Mirëpo, deri më tani lidhur me këto raportime nuk ka asnjë reagim as nga Blero dhe as nga Afrona.

Ndryshe mbrëmë Blero publikoi një InstaStory ku paralajmëroi gjëra të mëdha.

“Edhe pak merr fund pritja. Gjëra të mëdha do të vinë”, ishte mbishkrimi i Bleros.

Kjo ishte martesa e dytë e këngëtarit, pasi ai para disa vitesh ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco