Kujt po i thotë Leonora Jakupi 'iu thaftë dora'

Kujt po i thotë Leonora Jakupi 'iu thaftë dora'

09:48, 19/05/2022

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka shpërthyer gjithë mllef ndaj atyre që votuan ngritjen e Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve të luftës.

Me anë të një story, ajo ka shkruar se tashmë me këtë akt janë dënuar heronjtë e lirisë së Kosovës.

“Ju që votuan Gjykatën Speciale ju thaftë dora”-shkruan Leonora në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë shpalli fajtorë dy ish drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dhe i dënoi me nga katër vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzat “për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco