William dhe Kate refuzojnë ftesën e David dhe Victoria Bekcham për dasmën e djalit të tyre

William dhe Kate refuzojnë ftesën e David dhe Victoria Bekcham për dasmën e djalit të tyre

11:16, 11/04/2022

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë refuzuar ftesën për dasmën e  Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz.

Prindërit e dhëndrit, David, 46 vjeç, dhe Victoria Beckham, 47 vjeçe, i kanë shkruar Princit William, 39 vjeç dhe dukeshës Kate, 40 vjeçe, për t’i ftuar ata në dasmën ekstravagante prej 3.5 milionë eurosh të organizuar në Palm Beach, Florida.

Image

Çifti mbretëror, i cili kishte familjen Beckham si të ftuar specialë në dasmën e tyre në vitin 2011, refuzoi me mirësjellje ftesën, shkruan DailyMail.

Një burim i afërt me çiftin Beckham tha për Daily Mirror: “David dhe Victoria i shkruajtën Williamit dhe Kate-it duke i ftuar ata dhe familjen në dasmën e djalit të tyre, dhe William u përgjigj duke i uruar atyre shumë lumturi, por ata nuk mund të merrnin pjesë”.

Image

David dhe Victoria morën pjesë gjithashtu në dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-t, Princit Harry me Meghan Markle në vitin 2018, duke nxitur spekulime se këta të fundit mund të ishin gjithashtu të ftuar në dasmën e Brooklynit.

Image

Stilistja e modës, Victoria Beckham mendohet të jetë mikeshë e ngushtë me Meghanin, pas lëvizjes së përhershme me Harryn në ShBA.

Dukesha e Sussexit shpesh fotografohet e veshur me dizajnet e Victorias.

Image

Në shkurt të vitit 2020, ish-futbollisti profesionist David Bekcham foli se si ‘është krenar’ për mikun e tij ‘të mrekullueshëm’, Princin Harry pas martesës së tij me Meghanin dhe lindjes së djalit të tyre, Archie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco