Ilir Shaqiri zbulon projektet në Shqipëri dhe miqësitë pas fitores së ‘BBV’

Ilir Shaqiri zbulon projektet në Shqipëri dhe miqësitë pas fitores së ‘BBV’

10:43, 07/03/2022

Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri, zhvilloi një bashkëbisedim ‘live’ me ndjekësit e tij në “Instagram”.

Ai u shpreh se në Itali po ndihet “si peshku pa ujë” pasi nuk ka shumë mundësi të zhvillojë projekte apo gjëra të tjera më të mëdha.

 

“Së shpejti do të jem në Shqipëri, për të dhënë një shfaqje së bashku më fëmijët në Shkollën e Baletit”- u shpreh Iliri.

Sa i përket çmimit që fitoi, Iliri tha se gjysma e tij do të shkojë për bamirësi për 20 të rinj të cilët duan të promovojnë talentin e tyre në një fushë të caktuar, si dhe disa bursa studimi.

 

Gjatë bisedës me ndjekësit e tij në “Instagram”, ai nuk la pa përmendur miqësinë me Sabianin dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”.

 

“Në një miqësi rëndësi ka besnikëria, të cilën unë dhe Sabi e kemi. Një miqësi kjo ka asnjë lloj interesi, dhe ndaj unë mund t’i them me plot gojë vëlla. Sa i përket miqësive të tjera, unë kam krijuar

marrëdhënie të ngushta edhe me Arjolën, Arbrin, Arditin një super djalë dhe mjaft koherent, Meridiani, Sheila Paloma, Tani, janë disa nga miqtë e mi të fituar brenda ‘BBV'”-u shpreh balerini i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco