Madonna del kundër Putin, presidenti Zelensky ‘e falënderon’ në mënyrën më të veçantë

Madonna del kundër Putin, presidenti Zelensky ‘e falënderon’ në mënyrën më të veçantë

20:18, 06/03/2022

Madonna ka dënuar hapur agresionin rus në Ukrainë.

Ajo postoi videon me një remix të këngës së saj të vitit 2005 duke e përshtatur me pamje nga kriza në Ukrainë.

 

“Pushtimi i kotë dhe i lakmia e Rusisë në Ukrainë DUHET të ndalet!! Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës”, shkroi Madonna.

 

 “Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!” shtoi këngëtarja.

Nga ky moment Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë në “Instagram këngëtaren”. Edhe Madonna ndjek tashmë presidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco