Zbulohet kush është brunja bukuroshe që i ka marrë zemrën futbollistit të njohur shqiptar!

Zbulohet kush është brunja bukuroshe që i ka marrë zemrën futbollistit të njohur shqiptar!

19:00, 06/03/2022

Liridon Krasniqi është nga futbollistët më të njohur shqiptar, i cili prej vitesh është shpërngulur nga Evropa duke u vendosur në Azi atje ku po zhvillon karrierën.

Teksa futbolli po i ecën për mrekulli duket se të reja të rëndësishme kemi edhe nga jeta private e tij.

Ditë më parë, futbollisti nga Kosova publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihej duke i shprehur dashurinë një vajze misterioze.

“Ti më kompleton mua”, shkroi Krasniqi në mbishkrimin e fotografisë së shumëpërfolur.

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme e cilësoi si të vërtetë lajmin, gjersa zbuloi se vajza në fjalë është një bukuroshe shqiptare me prejardhje nga Peja.

Emri i saj është Agonita dhe prej vitesh ajo jeton bashkë me familjen e saj në Zvicër.

Duket se gjërat mes dyshes janë serioze, përderisa çifti kanë bërë edhe pushime të përbashkëta para pak kohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco