Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka publikuar në mesnatë projektin e ri muzikor.
Ai ka bashkuar forcat me artisten nga Shqipëria, Elvana Gjata, projekti i të cilëve është kompletuar edhe me videoklip.
“Ska” mban titullin kjo këngë që është pjesë e albumit të ri të artistit të quajtur, “Lamboziki”.
Teksti është shkruar nga vet 26-vjeçari, kurse për producimin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb beats.
Videoklipi ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.
© SYRI.net