Tha se ai dhe Efi njihen jashtë, Bruno me Argjendin përplasen virtualisht

Tha se ai dhe Efi njihen jashtë, Bruno me Argjendin përplasen virtualisht

11:23, 27/11/2021

Ditën e djeshme, ish-konkurrenti i Për’puthen, Argjend Rraci ishte i ftuar te emisioni “Shqipëria Live.”

Pasi foli për veten dhe situatën me Ritvanën ai u pyet edhe për ngjarjet në ‘Për’puthen 3’.

Një nga këto ishte historia Bruno-Efi, ku Argjendi tha se është i sigurt se dy konkurrentët njihen jashtë.

Nga ana tjetër Bruno nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë dhe ka reaguar në Instagram Story.

-Unë dhe Efi nuk njihemi nga jashtë, FAKT. Efi nuk është ku kam bërë unë tatuazhet (bën tag 3 biznese tatuazhesh) këta e dëshmojnë më së miri.
-Në Inking Tattoo kanë shkuar gjysma e gocave dhe çunave për të bërë tatuazhe asnjë nga ata nuk e ka parë Efin.
-Argjend kur të kesh qoftë edhe 1 fakt të vetëm tregoje në televizion dhe thuaj jam i sigurt, se nqs del gënjeshtar e mashtrues në fund të gjithë kësaj e ata harrojnë do ia kujtoj unë.
-Shumë njerëz duan të jenë Don Kishot-a, por harrojnë se nqs nuk janë pak Sanço Panço atëherë janë më fallco se lajmet e zullumet që krijojnë. Qëndroni me këmbë në tokë njerëz, e pa pasur fakte mos akuzoni e mos përbaltni, në fund të fundit jeta nuk mbetet veç në televizion, të keni pak fytyrë kur kaloni në rrugë”,-ka shkruar Bruno.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco