Kim Kardashian shkroi një mesazh të ëmbël falënderimi për më të dashurit e saj dhe më shumë se 260 milionë ndjekës në Instagram, teksa ajo festoi ditëlindjen e 41-të të enjten.
Përveç shprehjes së mirënjohjes për dashurinë që iu dhurua për ditëlindje gjatë 24 orëve të fundit, ylli i njohur televiziv ndau tre imazhe të saj ku shihet e veshur me një xhaketë të madhe me gëzof.
Nën pallton e saj vezulluese, ajo kishte veshur një bluzë elegante, pantallona të ngushta me lëkurë dhe një palë taka të larta teksa kompletoi dukej me një palë syze dielli të zeza, shkruan DailyMail.
Kim festoi ditëlindjen e 41-të duke postuar një video të fëmijëve të saj më të mëdhenj North, tetë vjeç dhe Saint, pesë vjeç, duke kërcyer me një skeç qesharak nga qëndrimi i saj në organizimin e Saturday Night Live në fillim të këtij muaji.
Nëna e Kim-it, Kris Jenner dhe motrat e saj kanë shpërndarë fotografi të saj në rrjetet sociale gjatë gjithë ditës për të shënuar ditëlindjen e saj.
© SYRI.net