'Me vëllain e saj kam vite e lidhur', Misi 19-vjeçar tregon si është të jesh kunata e Bebe Rexhës

'Me vëllain e saj kam vite e lidhur', Misi 19-vjeçar tregon si është të jesh kunata e Bebe Rexhës

20:37, 12/09/2021

Dorina Papraniku është 19-vjeçarja shqiptare e cila ka garuar në ‘Miss New York USA 2021’, ndërkohë që është komentuar jo pak si kunata e ardhshme e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Gjatë një interviste, ajo nuk ngurroi të ishte transparente rreth gjithë aspekteve të jetës së saj.

E rritur nga një familje shqiptare me origjinë dibrane në mes të Nju Jorkut, modelja u shpreh se prindërit fillimisht ishin skeptikë për vendimarrjen e saj, por më tej u treguan tejet suportues.

Ndër të tjera, Dorina u shpreh se është shumë e lumtur që mundet të tregojë rrënjët e saj shqiptare në kompeticionet më të mëdha të bukurisë, duke cilësuar se plani i së ardhmes është të shkelë në pasarelën e “Miss Universe”.

Më pas ndaloi edhe në çështjet më personale të jetës së saj.

E lakuar nga mediat si ‘kunata e Bebe Rexhës’, teksa u pyet mbi vërtetësinë e këtyre lajmeve, ajo pohoi se prej kohësh është në një lidhje me vëllain e këngëtares, Florent Rexha.

Pyetjes nëse Florenti xhelozonte apo nuk ishte dakord për pjesëmarrjen e Dorinës në kompeticione bukurie, ajo iu përgjigj negativisht, duke shtjelluar se ai tashmë është kthyer në mbështetjen e saj më të madhe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco