Aktori Johnny Depp mori një vendim kundër ish-gruas së tij Amber Heard

Aktori Johnny Depp mori një vendim kundër ish-gruas së tij Amber Heard

09:31, 04/08/2021

Pasi u martuan në 2015, vetëm një vit më vonë, në 2016, Heard paraqiti kërkesën për divorc dhe akuzoi Depp për dhunë.

Depp dhe avokatët e tij mohuan akuzat, duke pretenduar se Heard po përpiqej të përfitonte nga kompensimi financiar, dhe një marrëveshje prej shtatë milionë dollarësh u arrit së shpejti, të cilën Heard pretendoi se do t'i dhuronte Unionit Amerikan të Lirive Civile dhe Spitalit të Fëmijëve në Los Angeles.

Tani Depp po përpiqet të zbulojë nëse ish-gruaja e tij e ka përmbushur atë premtim. Avokati i tij, Andre Caldecot, pohon se donacioni ishte një "gënjeshtër e llogaritur dhe manipuluese", e cila "që në fillim kishte si qëllim shkatërrimin e Depp".

Ai gjithashtu pretendon se spitali i fëmijëve në Los Angeles i shkroi këshilltarit të biznesit të Depp në vitin 2019 në mënyrë që t'i informonte ata se Heard nuk kishte bërë asnjë pagesë.

Një gjykatës i Nju Jorkut tani ka pranuar pjesërisht kërkesën e ekipit ligjor të Depp dhe do të detyrojë Unionin Amerikan të Lirive Civile të lëshojë dokumente që konfirmojnë nëse Heard ka përmbushur një pjesë të marrëveshjes.

Nëse rezulton se Heard nuk i ka dhuruar paratë, Depp dhe ekipi i tij i avokatëve do të kenë prova të forta kundër saj në favor të tyre.

Kujtojmë, pasi u arrit marrëveshja në vitin 2016, tre vjet më vonë, Depp paditi tabloidin britanik "The Sun" për shkrimin se kishte abuzuar me gruan e tij, gjë që çoi në gjyqin e vitit 2020, të cilin Depp e humbi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco