Dojna Mema e Vlashent Sata rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë: Si u njohëm gjatë një interviste

Dojna Mema e Vlashent Sata rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë: Si u njohëm gjatë një interviste

22:33, 20/07/2021

Për herë të parë në emisionin “A Show” në “Syri Tv”, një çift të dashuruarish rrëfejnë hollësi mbi jetën e tyre.

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata prej kohësh janë në një lidhje dashurie dhe kanë treguar më shumë për historinë e tyre.

Dojna Mema tha se janë njohur në një intervistë dhe i dukej sikur po shihte një njeri që kishte kohë që e njihte.

Sata shprehet se nuk e kishte kuptuar se intervistuesja Mema po e shikonte ndryshe, e se ishte surprizuar së tepërmi.

Dojna Mema: Vlashenti përpos se është artist, ka edhe shumë humor. Ne jemi dy karaktere shumë të forta dhe i japim ritëm jetës sonë. Kur e kam intervistuar Satën, më dukej sikur takova një njeri që e kisha njohur më parë. Unë nuk jam kurrë komode dhe kurrë nuk e kam kërkuar famën. Gjyshja ime ka pasur jetë të vështirë, por ajo është akoma shumë aktive, gjatë gjithë kohës është në lëvizje. Nëse flasim për Parisin, jam më e lirë, sepse askush nuk më njeh dhe jam më rehat. Kjo sepse shqiptarët e kanë tendencën që të hyjnë në jetën tënde, edhe më shumë se ç’duhet. Për mua “Top Festi” ishte një event i madh, sepse “preka” Pallatin e Kongreseve.   

Vlashent Sata: Ne jemi shumë kërkues tek vetja. Është fat i mirë të kem Dojnën në krah. Po është e vërtetë ajo që thotë Dojna, jemi njohur në intervistë. Jam përpjekur që ta evitoj famën. Gjatë intervistës së Dojnës, jam supririzuar gjatë ditës kohës.

Ne po bashkëjetojmë. Edhe pse kemi qenë në distancë, nuk e kemi përjetuar si distancë, sepse Donja është kaq e gjallë dhe komunikimi ynë është gjithë tonalitet e ngjyra. Për dasmën, kjo do jetë në dorën e vajzës, si të dëshirojë Dojna. ZA Fest ka qenë një festival shumë i bukur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco