Arilena dhe Dafina bashkojnë forcat kësaj radhe për një super bashkëpunim

Arilena dhe Dafina bashkojnë forcat kësaj radhe për një super bashkëpunim

16:05, 20/07/2021

Para disa javësh, Arilena Ara ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj se tashmë e ka gati për publikim albumin e saj të parë, ku ka shprehur të gjitha ngjyrat e jetës që jetojnë brenda saj.

Albumi në fjalë do të titullohet ‘Pop Art’ dhe pritet që të publikohet së shpejti.

Arilena ka zbluar se pjesë e këtij albumi do të jenë 13 këngë, mes së cilave edhe bashkëpunimi i shumëpritur me këngëtaren e suksesshme shqiptare, Dafina Zeqiri.

Dy vajzat kanë bashkuar për herë të parë forcat për një duet, që duket se nuk do të vonojë edhe shumë për publikun.

Arilena ka ndarë në Instagram një foto me Dafinën, si një formë paralajmërimi për këngën e tyre.

Më pas ajo ka postuar edhe një foto përkrah së cilës shkroi: ”Thirre”, e cila tregon titullin e këngës e ndërsa Dafina i ka komentuar poshtë fotos “Më mirë shko”.

Fansat mezi presin ta dëgjojnë këtë këngë dhe janë të sigurtë që do të kthehet në një hit të garantuara veror.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco