Çfarë po ndodh mes Ledri Vulës dhe ish-menaxherit të tij?

Çfarë po ndodh mes Ledri Vulës dhe ish-menaxherit të tij?

16:19, 20/07/2021

Ledri Vula është padyshim një nga artistët më të mirë që ka tregu ynë muzikor.

Për afro 5 vite, karriera e tij ishte nën menaxhimin e Fatos Shoshit i cili vendoste datat për koncertet e Ledrit si dhe menaxhonte çdo dalje apo deklaratat publike.

Përvec faktit që të dy ata i bashkonte puna, djemtë kishin dhe një lidhje të fortë miqësie.

Ata i referoheshin njëri tjetrit si ‘vëlla’ dhe shiheshin gjithmonë bashkë edhe në postimet në rrjetet sociale.

Por, e gjitha kjo ndryshoi në vitin 2019, pasi Ledri dhe Fatoni ndanë rrugët nga njëri tjetri për të mos punuar më bashkë dhe shkak u bënë disa pushime që ky i fundit dëshironte t’i merrte.

Mirëpo, të dy ata duket se e kanë lënë të shkuarën pas tashmë, pasi në rrjet po qarkullon një foto në të cilën djemtë shihen bashkë në një grup shoqëror në lokal.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco