Demi Moore më joshëse se kurrë edhe pse në dekadën e saj të gjashtë

Demi Moore më joshëse se kurrë edhe pse në dekadën e saj të gjashtë

20:28, 16/07/2021

Shumë aktore të Hollivudit kujdesen për pamjen e tyre fizike në vitet e tyre të fundit, njëra prej tyre është  Demi Moore, ish-gruaja e Bruce Willis.

 Pamja e saj shkaktoi një ortek komentesh të fansave dhe një stuhi të vërtetë në Instagram.

Aktorja hollivudiane Demi Moore postoi një foto në Instagram me bikini të zeza që nxirrte në pah trupin e saj të formësuar edhe pse në dekadën e saj të gjashtë.

Postimi tregon fytyrën e saj pa rrudha me syze, një moment i kapur gjatë daljes, pa grim , me komentin: "Gati për një ditë tjetër në parajsë!"

Aktorja së fundmi publikoi një koleksion të rrobave të banjës "Andie Swim", të cilin e filloi me tre vajzat e saj.

"Stilet janë krijuar për t'i kënaqur të gjitha demografitë dhe madhësitë e trupit", tha ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco