'23 vite pa ty babi', Leonora me dedikim prekës të varri i babait të ndjerë

'23 vite pa ty babi', Leonora me dedikim prekës të varri i babait të ndjerë

16:23, 16/07/2021

Leonora Jakupi ka kujtuar babain e saj të ndjerë.

Këngëtarja kosovare me prejardhje nga Drenica sot ka një datë të rëndësishme po aq të dhimbshme në kalendarin e saj.

Sot 23 vite më parë ajo humbi babain, Qazim Jakupin i cili ra dëshmor në luftën heroike të UÇK-së.

“Sot 23 vite pa ty babi”. Ishe dhe do mbetesh krenaria jonë më e madhe!”, ka shkruar Leonora sipër imazhit të babait.

Ndërkohë që nuk ka munguar edhe foto gjatë vizitës tek babai i saj meqë rast i dhuroi një buqetë me lule.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco