Një tjetër dështim me Photoshop, Khloe Kardashian modifikon keq këtë pjesë të trupit të saj

Një tjetër dështim me Photoshop, Khloe Kardashian modifikon keq këtë pjesë të trupit të saj

15:00, 16/07/2021

Khloe Kardashian është akuzuar shpesh herë për përdorim të tepruar të Photoshop duke e ekzagjëruar në fotot e saj.

Këtë herë, ylli i realit show e ka çuar në një tjetër nivel “dështimin” me programin teksa ka modifikuar keq një pjesë të trupit.

 

Në postimin e saj të fundit në Instagram, 37-vjeçarja është vendosur në shënjestër të kritikave nga fansat pasi në këmbë i shfaqen gjashtë gishta.

Ndërkohë që ka lajmëruar lançimin sëshpejti të linjës së saj të rrobave të banjës “Good American”, mes shumë komplimentëve ndjekësit e kanë kryqëzuar Khloe me komentet për Photopshop.

 

“Trego veten tënde të vërtetë”, “Çrregullimi te këmbët tregon që ti i modifikon fotot!” shkruanin disa nga fansat në postim.

Khloe nuk është motra e vetme Kardashian e sulmuar për modifikim të keq të fotove pasi kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe me Kim në një foto me bikini ku e akuzuan se edhe asaj i dukej këmba me gjashtë gishta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco