I fuste fëmijët në dhomë sekrete? Flet ish-truproja e Michael Jackson: Shtyje derën dhe të zinte paniku, por…

I fuste fëmijët në dhomë sekrete? Flet ish-truproja e Michael Jackson: Shtyje derën dhe të zinte paniku, por…

17:34, 06/07/2021

Michael Jackson është akuzuar shpeshherë para dhe pas vdekjes për abuzim seksual me fëmijë të vegjël. Mediat e huaja kanë publikuar disa rrëfime, të cilat kanë tronditur gjithë opinionin publik.

Çështja më e përfolur është se këngëtari i ndjerë ka pasur dhe një dhomë sekrete për fëmijë, por të vërtetën e dinë vetëm personat përreth tij.

Së fundmi, ka folur ish-truproja i Jackson, Matt Fiddes, i cili ka zbuluar se si qëndron e vërteta rreth kësaj çështje.

“Ata (kritikuesit) përpiqen të tregojnë se ai ndërtoi një dhomë sekrete për fëmijë, por të gjithë ishin aty kur ai bleu shtëpinë dhe në të vërtetë ajo ishte një dhomë paniku. Ai ishte një multi-miliarder dhe ishte shumë normale të kishte një dhomë paniku... mund të shtyjë derën dhe ai kishte gjëra atje për ta kënaqur për disa ditë derisa problemi të zgjidhej. Shumë herë njerëzit donin të futeshin brenda dhe alarmet fikeshin dhe stafi i thoshte të futej në dhomën e panikut. Kështu, ajo nuk ishte një dhomë sekrete, është gjëja më qesharake që njerëzit mund të shpiknin”, ka thënë ish-truproja e Jackson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco