Ç’mund të themi në fund të këtij Big Brotheri!

Ç’mund të themi në fund të këtij Big Brotheri!

12:24, 20/05/2024

Big Brother VIP mbaron këtë të shtunë. Më 25 maj zgjidhet fituesi i këtij shou. Në garë për çmimin e madh janë pesë konkurrentë. Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo. Por në rrjetet sociale, tre janë emrat më të lakuar, mes të cilëve me gjasë do të zgjidhet edhe fituesi i këtij Big Brother. Komentet në faqen zyrtare të Big Brother në instagram, tregojnë një luftë mes tre emrave. Në vend të parë qëndron Meritoni.

Ç’mund të themi në fund të këtij Big Brotheri!

Fansat e tij argumentojnë se Meritoni bëri lojë por në mënyrë të ndershme, pa bërë aleanca duke luajtur i vetëm dhe duke respektuar lojtarët e tjerë.

Ç’mund të themi në fund të këtij Big Brotheri!

Romeo, është një ndër emrat që kryeson komentet në postin për fituesin e këtij edicioni. Ka pak që argumentojnë se përse duhet të jetë Romeo fituesi megjithatë ka shumë që mendojnë se ai do të marrë trofeun edhe për mbështetjen që ka nga Top Channel duke qenë pjesë e kësaj familjeje mediatike.

Ç’mund të themi në fund të këtij Big Brotheri!

Egla gjithashtu ka një mbështetje jo të vogël. Pavarësisht agresivitetit të shprehur jo pak herë në këtë edicion, Egla ka një mbështetje të gjerë. Ajo vlerësohet për situatat dinamike që ka krijuar në shtëpi, energjinë por ka mjaft kritika për mënyrën e përballimit të debateve, kalimin e caqeve njerëzore, por së fundmi edhe për marrëdhënien me Julin, kolegun jashtë shout dhe kundërshtarin në lojë.

Ç’mund të themi në fund të këtij Big Brotheri!

Megjithatë në fund të këtij Big Brotheri që zgjati më shumë se katër muaj, mund të themi se këtë vit përmes vipave të zgjedhur ky shou tregoi realitetin e shoqërisë shqiptare. Këtë vit nuk kishte lojë të ngjashme si në dy edicionet e para. Mund të themi se ky vit realiteti i një shoqërie u përfaqësua nga disa njerëz publikë. Dhe ndërsa jemi në fund të këtij shou real Top Channel do të tregoi përmes fituesit se kush do të triumfojë; agresiviteti i Eglës, qetësia e Romeos, strategjia e Julit, dinakëria e Heidit, apo njerëzorja e Meritonit.

Përgjigja, është të shtunën!/Dritare.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco