Drilona Musa është vajza nga Mitrovica e cila u bëri përshtypje të gjithë trajnerëve të “The Voice of Switzerland” me paraqitjen e saj në audicionet e fshehura.
Të gjithë e donin atë në ekipin e tyre.26-vjeçarja në fund vendosi të shkojë në skuadrën e Anna Rossinelli.
Si adoleshente, Drilona është inspiruar kryesisht nga zhanret R&B dhe Soul, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në fillim të vitit të kaluar kam marrë pjesë në The Voice of Switzerland dhe arrita deri në finale.
Shkaku i situatës me COVID-19 nuk u zhvillua gjysemfinalja dhe finalja sipas planit. Kështu që e kemi mbajtur vetem finalen dhe secili ka performuar prej shtëpisë së vetë.
Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe jam ndarë shumë e kënaqur me arritjen time deri në finale, gjë të cilën nuk e kam pritur.” thote Drilona.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan shepsh video të performancave të saj.
Ndër të tjera Drilona tregoi se Instagrami është një mënyrë e mirë për të arritur dëgjueshmëri.
'"Në nëntor të 2020-ës e kam lancuar këngën time të parë “M’lshon zemra”. Tekstin e kësaj kënge e kam shkruar vetë dhe për muzikë kam bashkëpunuar me një producent nga Kenia, i cili quhet Nzau. Incizimin e kam bërë në studion e Florent Boshnjakut. Videoklipin e kam realizuar në bashkëpunim me BUG Production në Shalë të Bajgorës (Mitrovicë) nga dhe e kam prejardhjen” u shpreh Drilona.
Gjatë këtij vitit Drilona planifikon të publikojë edhe disa këngë të tjera.
Muzika është një pjesë e madhe dhe e rëndësishme për të, andaj ajo synon ta ketë profesion në të ardhmen e afërt./ Le Canton27.ch
© SYRI.net