Horoskopi i të hënës/ Ja si do të fillojë java për secilën prej shenjave

Horoskopi i të hënës/ Ja si do të fillojë java për secilën prej shenjave

23:05, 21/03/2021

Dashi-Të gjithë sytë janë drejt teje. Venusi i ndodhur në shenjën tuaj sjell fuqinë e tij tërheqëse për personalitetin dhe pamjen tuaj. Ky tranzicion e bën të vështirë të humbisni në sytë e të tjerëve dhe është koha më e mirë e vitit për të  ndryshuar veshjet dhe estetikën tuaj. Sharmi i fuqishëm i Venusit mbetet në shenjën tuaj deri në 14 prill, prandaj përdorini fuqitë e tij me mençuri.

Demi-Si një Dem, ju drejtoheni me besnikëri nga planeti magjepsës, Venusi. Qiejt e së hënës shohin Venusin të kalojë nga Peshqit paqësorë te Dashi i zjarrtë, një tranzicion i cili rrit energjinë në mënyrë të konsiderueshme për ju. Ka të ngjarë të jeni më impulsiv, nervoz dhe të shpejtë në veprim, tani deri në 14 prill.

Binjakët-Universi vjen me dhurata ditën e sotme për Binjakët. Venusi ju ndihmon në marrëdhëniet tuaja shoqërore dhe ambiciet afatgjata. Nga tani deri më 14 prill është më e lehtë të takoni njerëzit e duhur dhe të realizoni qëllimet tuaja. Miqësitë përmirësohen dhe lidhjet shoqërore ka të ngjarë të forcohen në këtë periudhë.

Gaforrja-Është koha e duhur për të përmbushur ambiciet tuaja. Venusi ju ndihmon  në karrierën tuaj, pasi sjell njerëzit dhe mundësitë e duhura gjatë kësaj dite. Tani është koha për të nisur çdo projekt personal që keni kohë që e prisni.

Luani-Sot do të përjetoni një ndjenjë lehtësimi pasi Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në 14 prill. Qëndrimi i Venusit është pozitiv, pasi shfaqen mundësi të reja arsimore si dhe aktivitete që ju nxjerrin jashtë zonës tuaj të rehatisë.

Virgjëresha-Mos u befasoni nëse sot ndiheni më të mërzitur se zakonisht. Largimi i Venusit nga Peshqit do të sjellë një tranzicion i cili thellon vetëdijen tuaj për çdo presion psikologjik të papranuar. Venusi po punon për të thelluar lidhjen tuaj emocionale me intimitetin dhe fobitë e marrëdhënieve që ju pengojnë.

Peshorja-Si Peshore ju drejtoheni nga planeti i ndërtimit të lidhjeve, Venusi. Kudo që shkon Venusi ju ndiqni me besnikëri shembullin e saj. Fuqitë tërheqëse të Venusit po punojnë për të ëmbëlsuar jetën tuaj romantike, ndërsa do të jenë ët pranishme deri në 14 prill.

Akrepi-Universi po ju ofron ndihmë në lidhje me punën. Do të keni mundësi të ecni përpara në mjedisin tuaj aktual të punës, ndërsa Venusi ju krijon mundësinë të kaloni kohën më të mirë të vitit përsa i përket punës. Është koha ideale për të ndërmarrë hapa të  rinj, për të dhënë intervista pune dhe më shumë.

Shigjetari-Si Shigjetar ju keni lindur nostalgjik. Tani jeni këtu për t’u zgjeruar në një territor të ri dhe për të kaluar një kohë të mirë. Dita e sotme ju jep mundësinë të ndërmerrni hapa drejt një drejtimi të ri, ndërsa jeni më energjik. Venusi ju jep mundësi të rritni potencialin tuaj dhe për të rikthyer kohën e lire nga tani e deri në 14 prill.

Bricjapi-Kozmosi po kërkon t’i ëmbëlsojë gjërat në frontin e shtëpisë. Tashmë e keni më të lehtë krijimin e lidhjeve familjare dhe rregullimin e lidhjeve  të vështira. Është gjithashtu koha më e mirë e vitit për të rikonstruktuar ose dekoruar hapësirën e shtëpisë suaj.

Ujori-Dita e sotme ju jep mundësi të bëni hapa të rëndësishëm në karrierë dhe të krijoni sipërmarrje pozitive. Ju mund të arrini në një mirëkuptim të ri me kolegët, ndërsa marrëdhëniet romantike përmirësohen, ndoshta për shkak të rritjes së komunikimit. Intuita juaj mund t’ju japë një avantazh kur keni të bëni me të tjerët.

Peshqit-Është koha për të rritur të ardhurat tuaja dhe aftësinë për të fituar. Është gjithashtu koha e duhur për ët bashkëpunuar me njohjet e vjetra të cilët do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë për ët rritur të ardhurat tuaja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco