Dokumentari për Britney Spears nxjerr në pah skandalet/ Nga varësia e drogës tek marrëdhënia me të atin

Dokumentari për Britney Spears nxjerr në pah skandalet/ Nga varësia e drogës tek marrëdhënia me të atin

19:59, 26/01/2021

Jeta e yllit të muzikës pop, Britney Spears, do të mund të shihet në dokumentar tashmë.

Me anë të një dokumentari të realizuar nga New York Times me titull “Framing Britney Spears”, i cili siç do të publikohet më 5 shkurt.

Sipas E! News, dokumentari do të përqendrohet në karrierën e Britneyt, skandalet, varësinë nga lëndët narkotike si dhe kujdestarinë e babait.

Babai i Britney-t, Jamie Spears ka qenë kujdestari i saj për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor. Në Nëntor, ajo humbi një përpjekje ligjore për të hequr kontrollin e tij mbi pasurinë e saj.

Britney që atëherë ka filluar veprimet ligjore në një përpjekje për të hequr babanë e saj, por një gjykatës i Los Angeles refuzoi kërkesën e saj dhe e bëri që të zgjasë deri në shtator të vitit 2021.

Gjatë një interviste të rrallë në CNN në dhjetor, Jamie zbuloi se ai dhe vajza e tij nuk kanë folur prej muajsh.

Edhe pse Britney është një nga artistet më të suksesshme në industrisë muzikore, me 100 milionë albume të shitura, këngëtarja thuhet se nuk ka pasur kontroll të plotë në çështjet e ndryshme të jetës e po ashtu edhe në financa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco