Aktorja ndahet nga jeta në moshën 26-vjeçare

Aktorja ndahet nga jeta në moshën 26-vjeçare

17:02, 26/01/2021

Ylli i Koresë së Jugut Song Yoo-jung, ka ndërruar jetë fatkeqësisht në moshën 26 vjeçare.

Kompania e menaxhimit të modeles dhe aktores konfirmoi për Newsweek se ajo vdiq të shtunën.

Deklarata thotë se Song “u largua nga jeta më 23 Janar 2021. Në përputhje me dëshirat e familjes së saj, funerali u mbajt në heshtje dhe procesi i varrimit bëhet më 25 janar”.

Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Song filloi karrierën si modele dhe debutoi si aktore në “MBC’s Golden Rainbow”. Ajo ishte e njohur më së shumti për rolin e saj të përsëritur në serialin televiziv MBC "Make A Wish" ku u shfaq në 120 episode midis vitit 2014 dhe 2015 si personazhi Han Da-won. Kohët e fundit, Song gjithashtu u shfaq në një serial tjetër "School 2017", transmetuar nga KBS2 dhe “Dear My Name”./Burimi:Variety/Pershtati:K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco