Arilena Ara dhe Alban Skënderaj së shpejti me një bashkëpunim

Arilena Ara dhe Alban Skënderaj së shpejti me një bashkëpunim

22:18, 27/11/2020

Dy këngëtarët e njohur, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara po vijnë me një bashkëpunim.

Dy artistët kanë bashkuar forcat për një duet, për të cilin nuk ka ende një datë publikimi. Është raportuar se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë.

Pak ditë më parë partneri dhe menaxheri i Arilenës, Popi Kola tha se ajo do vijë së shpejti me një projekt të ri që do jetë ritmik, por për momentin nuk kemi detaje të reja.

Ky bashkëpunim i Arilën vjen pas këngës triumfuse në festivalin e RTSH-së “Shaj”.

Ndërsa projekti i fundit i Albanit ishte 5 muaj më parë, në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe titullohet “Parajsa ime”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco