Historia/ Pse e pëlqeu Papa foton e modeles së nxehtë?

Historia/ Pse e pëlqeu Papa foton e modeles së nxehtë?

19:52, 19/11/2020

Prej pak ditësh, një nga çështjet më të komentuara në rrjetet sociale lidhet me Papa Françeskun. Llogaria e tij në Instagram ka pëlqyer foton e një modele braziliane, e njohur për format e saj dhe fotot e nxehta.

Natalia Garibotto ka mbetur e befasuar nga ky ‘pëlqim’ nga kreu i Kishës Katolike. “Të paktën do të shkoj në parajsë,” tha modelja.

Sipas Guardian, pas shpërthimit të kësaj historie, Vatikani ka kërkuar shpjegime nga Instagrami se si është e mundur që llogaria e Papa Françeskut ka pëlqyer këtë foto.

Burimet nga selia e shenjtë thanë se ka nisur një hetim i brendshëm për të zbuluar se pse ka ndodhur kjo gjë. Një zëdhënës i Vatikanit tha për Guardian se nuk përjashtohet mundësia që pëlqimi të ketë ndodhur nga brenda Selisë së Shenjtë.

Papa Françesku është popullor në rrjetet sociale. Llogaria e tij ka 7.4 milionë ndjekës. Por ai vetë nuk e përdor llogarinë, pasi ka një ekip që kujdeset për këtë çështje.

Ai jep miratimin për mesazhet që postohen, por jo për pëlqimet që bëhen online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco