Shpat Kasapi po martohet

Shpat Kasapi po martohet

12:57, 18/11/2020

Këngëtari Shpat Kasapi ka kohë që nuk është aktiv në jetën e tij profesionale.

Këngët e tijkanë qenë t hite, por edhe sot kur ato dëgjohen ngjallin nostalgji dhe pëlqehen shumë.

Ai është përfolur shumë për lidhjen që ka pasur me Afërdita Dreshaj, e më pas edhe për ndarjen e tyre.

Shpati asnjëherë nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë gjë, duke mos dhënë detaje më shumë se sa që veç se dihen, por tanimë siç duket këta të fundit kanë filluar një jetë krejtësisht të re.

Afërdita së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa edhe Shpati po duket më i lumtur se kurrë.

Në fund të muajin gusht, në rrjete sociale filluan të qarkullonin disa foto bashkë me të dashurën e tij.

Ditëve të fundit është përfolur edhe për martesën e çiftit.

Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë këngëtari i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u shpreh se e kanë në plan dasmën. Mirëpo Shpati nuk preferoi të japë detaje të tjera gjatë emisionit.

Kjo ngjalli akoma më shumë kuriozitet, e këngëtari vendosi që këtë kuriozitet ta shuante përmes disa pyetjeve që iu bënë në afterparty-in e Luanës.

I pyetur nëse dëshiron dasmë private ose tradicionale, ai ka preferuar këtë të parën duke na bërë të kuptojmë se ndoshta dasma do të bëhet por largë syrit të publikut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco