A është në një lidhje dhe a do të kthehet sërish në ekran?! Flet Albana Osmani për ‘Kafe Shqeto’

A është në një lidhje dhe a do të kthehet sërish në ekran?! Flet Albana Osmani për ‘Kafe Shqeto’

12:36, 10/11/2020

E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ishte moderatorja Albana Osmani.

Tashmë është e ditur që ajo përveç moderimit, pikturon dhe së fundmi dhe në rolin e shkrimtares.

Dhe në lidhje me këtë të fundit, Albana sapo ka publikuar librin e saj ‘Çika në betejë me intiligjencën artificiale’.

'‘Çika në betejë me intiligjencën artificiale'' është libri i sapo publikuar dhe njerëzit po e blejnë. Por çfarë më bënë mua shumë të lumtur që po e pëlqejnë librin si përmbatje. Sigurisht çika ishte një gjetje nga ana ime nisur nga rrënjët e mia. Gjeta diçka se si e quajnë një vajzë dhe zgjodha pikërisht që të jetë emri i protagonistës, pra siç jam unë Albana ajo quhet Çika duke pretenduar se do të shkojë përtej kufijve, sikur po ndodh që për dy ditë do të jetë në Amazonë në gjuhën angleze dhe sërish vajza do të quhet Çika’ është shprehur ndër të tjera moderatorja.

Ndërsa përsa i përket rikthimit në ekran, Albana u shpreh:

''Nuk e ndiej veten larg televizionit. Me mendjen time përditë bëjë nga një show dhe është më i miri. Çështja është se thjesht nuk e kam gjetur veten se ku do akomodohem. Aty ku isha gjërat ndryshuar dhe thjesht më duhet ose të rivendos raport aty ose diku tjetër ta nis në një formë tjetër. Po i peshoj gjërat si të jetë më mirë për mua. U vendosa çmime të larta televizioneve''.

Moderatorja gjithashtu ka folur dhe në lidhje me Top Channel ku ajo ka moderuar që në adoleshencë

''Unë e dua Top-in jam rritur aty. Nuk do të isha kurrë një bukëshkalë që do të thosha një fjalë të gabuar. Dhe në qoftëse i përket një realiteti.Tani është një sistem tjetër që do të thotë nga një televizon ku kishte një lider i cili përcaktonte se kush nga moderatorët duhet të ishte në një sezoni. Tani janë bërë me vetsponsorizim. Do më duhet të ulem ta mendojë''.

Ndërsa për jetën private Albana la të kuptohet se ajo është në një lidhje por thjeshtë i duhet të marr një vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco