Ana i tha gej/ Pas Shqipes, kërcënon Berati

Ana i tha gej/ Pas Shqipes, kërcënon Berati

07:31, 30/10/2020

Konkurrentja e "Përputhen", Ana pati një debat të ashpër në puntatën e djeshme me Beratin lidhur me orientimin seksual të këtij të fundit.

Berati kërkoi të largohej nga emisioni pas përjashtimit të Shqipes, duke u shprehur se ai kishte ardhur vetëm për të.

"Unë jam e para që dua që ai të ikë, pasi nëse Graciano ishte bi, ti je më shumë se bi, je gej dhe këtë mund ta vërtetoj me shumë fakte", i tha Ana Beratit.

Ditën e djeshme Berati ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan: "Vetëm prisni", shoqëruar me një emoji duke shkelur syrin.

Po ashtu Shqipja i ka dalë në mbrojtje Beratit duke deklaruar se edhe ajo së shpejti do flasë.

"Ti je personi më i vërtetë pas meje. U tregove burrë se erdhe për mua dhe ike po për mua. Le të shpifin se e vërteta gjithmonë del, por unë ende nuk kam folur", është shprehur Shqipja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco