U kap duke u puthur me aktorin e martuar, s’kanë të mbaruar telashet për Lily James

U kap duke u puthur me aktorin e martuar, s’kanë të mbaruar telashet për Lily James

09:40, 22/10/2020

Pak ditë më parë, aktorja e njohur Lily James u kap mat duke shkëmbyer puthje apasionante me aktorin Dominic West, teksa po kalonin ditën e diel në Romë.

Ata u panë mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dominic është i martuar që prej 2010, me stilisten Catherine FitGerald, por mesa duket ajo e ka falur dhe ka vendosur ti japë një tjetër mundësi martesës së saj.

Ndërkohë, Dominic dhe Lily po përballen me akuza të shumta se kanë shkelur në Itali udhëzimet e sigurisë së Covid-19.

Një këshilltar lokal, ka pohuar se dyshja theu rregullat e caktuara, duke hipur në të njëjtën skuter dhe shëtitën pranë njëri-tjetrit nëpër qytet.

31 vjeçja, ka anuluar një sërë paraqitjesh në TV, pasi ajo duket se nuk është ende gati të përballet me publikun, tha një burim për “PageSix”./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco