La karrierën për t'u përkujdesur për vajzat e saj, Eva Mendes i rikthehet aktrimit

La karrierën për t'u përkujdesur për vajzat e saj, Eva Mendes i rikthehet aktrimit

13:20, 19/10/2020

Aktorja e njohur, Eva Mendes ka ndarë një lajm të gëzueshëm për të gjithë fansat e saj.

Ajo do ti rikthehet sërish aktrimit, pas 6 vitesh mungesë. 

“Unë duartrokas për ato gra që mund t’i bëjnë të gjitha, por unë nuk jam një prej tyre dhe kam një zgjedhje për të mos punuar dhe e kuptoj sa me fat jam që është edhe një zgjedhje. Jam e lumtur që kam patur mundësi të qëndrojë me vajzat e mia, por tani që ato janë rritur unë kam filluar të ndiej sikur ambicia ime po kthehet,më ka lindur sërish dëshira për të aktruar’,u shpreh Eva për ‘The Sunday Morning Herald’.

46 vjeçarja u shkëput nga aktrimi që në vitin 2014. Ajo është e martuar me aktorin Ryan Gosling dhe kanë dy vajza, njëra 6 dhe tjetra 4 vjeç. /K.H/Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco