Sharon Stone tregon pse ka vendosur të mos dalë më në takime me meshkuj

Sharon Stone tregon pse ka vendosur të mos dalë më në takime me meshkuj

11:20, 18/10/2020

Aktorja e njohur Sharon Stone, para pak kohësh është shprehur se kishte marrë një vendim, por të mos dalë më në takime me meshkuj.

Së fundmi, në një intervistë për Drew Barrymore, Stone ka treguar se ndihet mirë kështu dhe e shijon shumë kohën me fëmijët dhe miqtë e saj. 

“I kam dhënë fund takimeve. Kam njohur njerëz aspakt të sinqertë dhe më kanë humbur kohën. E shijoj më shumë kohën me veten dhe me miqtë e me fëmijët e mi”, tha Sharon Stone, duke shtuar se ndjehet e plotësuar në jetën e saj dhe që nuk ka nevojë për një fëmijë tjetër.

Në 1984, Stone u martua me producentin Michael Greenburg, me të cilin u nda tre vjet më vonë.

Më pas aktorja u martua me gazetarin amerikan, Phil Bronstein në 1998, me të cilin u divorcua në 2004.

Jeta e dashurisë së Stone u kthye në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit të kaluar kur aplikacioni për takime Bumble mbylli llogarinë e saj, pasi përdoruesit e tjerë kishin raportuar profilin e saj, duke besuar se ishte i rremë.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco