Elita dhe Gjiko e kanë gjetur emrin e vajzës, dhe i paskan të qarta planet për zgjerimin e familjes

Elita dhe Gjiko e kanë gjetur emrin e vajzës, dhe i paskan të qarta planet për zgjerimin e familjes

23:00, 12/10/2020

Pak  javë më parë, Elita Rudi dhe Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe se Zëri do të bëhet vëlla i një motre. Dyshja e njohur publikuan një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “NIN”, Gjiko u shpreh: “Ishte shumë e dëshiruar se mund të planifikosh, por kur nuk ta jep ai lart nuk ndodh”.

Ai tha se e dëshironte shumë një vajzë, sepse në familjen e tij janë tre vëllezër dhe vetë ata kanë sjellë në jetë vetëm djem.

Ndërsa, kur u pyet nëse e kanë gjetur emrin e së voglës, ai tha se e kanë zbuluar, sepse në familjen e tyre nuk përdoret fjala gjej.

“Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit”, tha Gjiko, pa e treguar emrin që kanë zgjedhur.

Për sa i përket planeve për zgjerimin e familjes, reperi tha se nuk e mendojnë diçka të tillë, sepse ai vetë ndihet shumë i plotësuar si baba i dy fëmijëve.

“Nuk e di për familjen e madhe. Si të jetë e shkruar. Unë duke e ditur që jemi në një shtet jo shumë të qëndrueshëm, më mirë rrit dy fëmijë si duhet, se sa rrit 5 dhe të pestë nga pak, pavarësisht se thonë se secili ka fatin e vetë, por e shohim se dimë. Unë për vete si prind jam shumë i plotësuar me një djalë dhe vajzë, por më tutje e shohim”, u shpreh reperi.

Gjiko tha se ai do të jetë sërish i pranishëm në sallën e lindjes kur të vijë në jetë vajza, sepse për të fëmija është produkt i të dyve, ndaj duhet të përfshihen edhe baballarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco