‘Mendoja se do vdisja’, spikerja e lajmeve flet për problemet me ankthin

‘Mendoja se do vdisja’, spikerja e lajmeve flet për problemet me ankthin

21:58, 12/10/2020

10 tetori njihet në botë si “Dita e Shëndetit Mendor”. Spikerja e lajmeve, Blerta Tafani e ftuar në “Ftesë në 5”, ka bërë një rrëfim tejet interesant.

Blerta ka treguar se para disa vitesh, vuante nga ankthi e paniku dhe shpesh kaplohej nga frika.

Ajo tregoi se nuk mund të shkonte në punë vetëm dhe shpesh i është dashur të largohej pak minuta para transmetimit, pasi kishte frikë se gjatë saj do ta sulmonte ndonjë atak paniku.

Ndër të tjera, spikerja tha se tashmë është shëruar, falë vizitave, mjekimeve dhe ndihmës së psikologut. Ajo bëri apel për të gjithë personat që vuajnë nga probleme të tilla që të kërkojnë ndihmën e psikologëve, për të evituar kështu mjekimet apo vizitat tek mjekët.

“Një periudhë shumë të gjatë nuk shkoja dot vetë në punë. Dikush duhet të më priste. Ndonjëherë më është dashur të ikja shumë pak minuta para transmetimit, pasi kisha frikën se ky ataku i panikut do të më kapte gjatë transmetimit. Në fillimet e mia mendoja se do të vdisja, përjetoja të gjitha simptomat, shqetësimet në zemër dhe marrjen e frymës.

Me kohën më pas e kuptova që nuk ishte kjo, u binda që vuaja nga ankthi pasi bëra të gjithë kontrollin, te doktori i zemrës, i kokës e të gjitha këto. Ajo që dua të them sot është që kjo gjë është ta nisësh sa më shpejt. Nëse e kupton që ke ankth duhet të flasësh me psikologun që të mos kalosh tek mjekimi, për mua ishin të nevojshme të gjitha bashkë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco