'Mbylla një punë të mirë', Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardit

'Mbylla një punë të mirë', Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardit

19:53, 25/05/2020

Mauro Icardi u huazua nga Interi te PSG verën e kaluar dhe karriera e tij do të vazhdojë në Ligue me shumë siguri. 70 milion euro është shuma që duhet të paguajnë kampionët e Francës për kartonin e tij.

Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas, është shfaqur e lumtur në një postim të bërë në rrjetet sociale, ku nënkuptohet se Icardi do të transferohet përfundimisht në kryeqytetin francez.

“Kam bërë një punë shumë të mirë, tani pres lajme të mira. Së shpejti në nivel të lartë, au revoir (shihemi më vonë)“, shkruan Wanda Nara në “Instagram”. Fjalët e fundit në gjuhën franceze, shuajnë dilemat dhe tani pritet zyrtarizimi i akordit mes klubeve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco